Albania Chat

Tuesday, June 19, 2012

Shakira Shqiptare: Pranon Komente Banale Në Fotot Provokative

Këngëtarja nga Prizreni, Xheraldina Berisha duket se i kanë ardhur te hunda komentet banale në profilin e saj në Facebook. Ajo ka shkruar në murin (Wall) se ka pasur shumë komente banale nëpër fotot e saja. Madje ajo i ka njoftuar se tash e tutje të gjitha komentet do të shlyhen. E nëse dikush sipas saj e pëlqen një foto atëherë mund të bëjë një LIKE.
“Per shkak te shume njerzve qe po komentojn fjale banale ne fotot e mija kam vendos qe me i fshi te gjitha komentet ne te gjitha fotot dhe albumet ne profilin tim!Prej sot ju kisha lut qe mos me komentu ne profilin tim, vetem nese ju pelqen foto perndryshe i fshij te gjitha..besoj qe keni mem kuptu falemnderit shume..”, ka shkruar ajo ne Facebook.
Por, duke parë fotot e saja është pak e vështir se ky mesazh i saj të mjaftojë që komentuesit të mos bëjnë komente të nxehta, pasi ajo publikon foto mjaft provakative. Sidoqoftë ajo mbetet një prej këngëtareve me perspektiv, e këtë më se mirë e tregon angazhimi i saj nëpër koncerte.

No comments:

Post a Comment