Dyrk Burcie, është një fëmijë vetëm 4 vjeç, që prej vitesh vuan nga
kanceri. Kur një vit më parë ai u diagnostikua me sëmundjen e
pashërueshme, i ati i tij Dameon, një zjarrfikës në Dallas, vendosi të
bëjë diçka për të sjellë gëzim dhe humor të mirë në familje.
Konkretisht, ai konceptoi mbishkrimin e emrit të tij me zjarr, duke i
bërë në këtë mënyrë një dhuratë të birit dhe duke e publikuar më pas në
Facebook.
Zjarrfikësit në të gjithë zonën e kanë marrë për zemër këtë histori
dhe krijuan një zinxhir mesazhesh solidariteti, duke botuar imazhet e
atij zjarri që ndenji ndezur për ditë të tëra, në nder të 4-vjeçarit
Dyrk.
“Në një situatë të tmerrshme si kjo, është mirë që tëjemi pranë të dashurit dhe të shohim mbështetjen e komunitetit. Të
paktën diçka pozitive ka ardhur nga kjo tragjedi.”, tregon i ati. Fotoja
e zjarrit ka bërë aq bujë, sa është publikuar edhe në televizionet
lokale. Gjeste këto që i kanë sjellë buzëqeshje vogëlushit.:((
No comments:
Post a Comment