Një legjendë kineze ka arritur të shpjegojë në një mënyrë shumë
bindëse: Gishti i madh përfaqëson prindërit. Gishti tregues përfaqëson
vëllezërit, motrat dhe miqtë. Gishti i mesëm përfaqëson veten tuaj.
Gishti unazë (gishti i katërt) përfaqëson bashkëshortin/en tuaj. Gishti i
vogël përfaqëson fëmijët tuaj. Tani bashkoni duart pëllëmbë me pëllëmbë
, bashko gishtat e mesit në mënyrë të tillë që të jenë të drejtuar ndaj
vetes suaj, siç tregohet dhe në foto dhe bashkoni normalisht dhe
gishtat e tjerë.
Tani përpiquni që gishtat e mëdhenj (prindërit) ti largoni nga
njëri-tjetri në mënyrë paralele, do të vini re se këta gishta ndahen
,sepse prindërit tuaj nuk janë të destinuar të rrojnë me ju deri në
vdekjen tuaj, bashkoni sërish gishtat.
E njëjta mënyrë dhe me gishtat tregues ( vëllezërit, motrat dhe
miqtë) dhe do të vini re që dhe këta do të ndahen, sepse secili nga ata
shkojnë në kërkim të fatit të tyre, bashkoni sërish gishtat.
Tani përpiquni që të ndani gishtat e vegjël (fëmijët) dhe do të vini
re që dhe këta do të ndahen, sepse fëmijët rriten dhe kur janë në
gjendje t’ia dalin të vetëm atëherë dhe ata largohen, bashkoni sërish
gishtat.
Së fundmi prova për të ndarë gishtat e unazës (gishti i katërt) do të
përpiqeni për ti ndarë por do të habiteni kur të vini re se nuk jeni
dot në gjendje për ti ndarë.
Sic shkrauan indeksonline, kjo është për shkak të fatit që një çift
është i destinuar që të jenë së bashku deri në ditën e fundit të jetës
së tyre, dhe kjo është arsyeja pse unaza mbahet në gishtin e katërt...
No comments:
Post a Comment