Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi ku një e mitur shqiptare është përdhunuar nga një zyrtar grek. Vajza e përdhunuar ka mbetur shtatzënë…
Ngjarja e rëndë u denoncua nga familjarët e vajzës 15-vjeçare dhe ka për protagonist një 45 vjeçar, nëpunës i një institucioni shtetëror në Athinë.
Policia greke konfirmoi se ka kryer arrestimin e zyrtarit 45 vjeçar dhe e akuzon paraprakisht për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura. I dyshuari e ka hedhur poshtë akuzën e përdhunimit duke thënë se akti seksual ishte kryer me vullnetin e të dyve.
Por edhe nëse kjo akuzë nuk do të qëndronte, mbetet akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura që nuk ndryshon shumë në vite dënimi nga e para.
Ndërkohë policia publikoi dhe dëshminë e familjarëve të së miturës të cilët thanë se u ishte bërë presion nga zyrtari 45 vjeçar duke i kërcënuar që të mos bëjnë denoncim dhe akuza ndaj tij.
Greku i paskrupullt që përdhunoi të miturën emigrante shqiptare, është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Gjithçka ka nisur disa muaj më parë, kur nëpunësi shtetëror grek kishte shkuar për inspektim në një nga shkollat në rikonstruksion e sipër në veri të Athinës. Gjatë ditëve të qëndrimit atje, ai kishte pikasur të miturën shqiptare. Vajza është lindur në Greqi dhe jeton bashkë me familjen të cilët kanë 20 vjet në emigrim në Greqi.
Ai i kishte propozuar vajzës që të punonte part time tek zyra e tij e përkohshme që kishte ngritur pranë shkollës ku mësonte e mitura.
Para pak ditësh vajza bën një vizitë mjekësore dhe zbulohet se ajo ishte shtatzënë. Prindërit i kërkuan vajzës të tregojë se çka ndodhur ajo ngriti gishtin tek 45 vjeçari.
Kur prindërit rendën të gjejnë 45 vjeçarin, ai fillimisht i gënjeu duke thënë se vajza ishte lidhur me një nga djemtë e tij, 20 vjeçar.
Ndonëse 15 vjeçarja e kishte shumë të vështirë të fliste për atë që i kishte ndodhur, kur çështja i shkoi policisë përmes denoncimit të prindërve, ajo pranoi se ishte përdhunuar.
Policia tha se e kreu arrestimin e përdhunuesit tub dyshuar. Por sot gjykata me kërkesnë e prokurorisë e liroi të dyshuarin pasi i kërkuan një garanci 30 mijë euro. Gjykata tha se po vazhdon procesi në gjendje të lirë për zyrtarin përdhunues.
(o.O)
ReplyDelete(O.o)
ReplyDelete