Që ushqimet të jenë të pasura me vitamina, kjo është thelbësore. Por që të na shërbejnë për t’u nxirë sa më shumë gjatë sezonit të plazhit, ato duhet të jenë të pasura para së gjithash me karoten.
Në këtë mënyrë, karrota bëhet protagonistja kryesore, pikërisht në sajë të bollëkut të karotenit që ajo përmban. Pas saj, renditen kajsia, pjeshka, çikorja, pjepri i verdhë, selinoja, specat, domatet, shalqinjtë, luleshtrydhet dhe qershitë.
Që të gjitha me sasi të larta të vitaminës A, por edhe me përmbajtje të lartë të antioksidantit karoten.
Një tregues, tjetër i rëndësishëm i ushqimeve tuaja këtë verë, nëse doni që të jeni sa më të nxirë, është që ato duhet të kenë vetë sa më shumë ngjyra.
Prandaj, duhet të hani sa më shumë rrush, por edhe të verdhë veze dhe djathë.
Që të gjitha këto, shërbejnë për të nxitur prodhimin e melaninës në epidermë, duke na dhënë ngjyrën e dëshiruar në det.
No comments:
Post a Comment